Rudina Hajdari: PS e PD po anashkalojnë propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Pas më shumë se dy muajsh pushim, mazhoranca dhe opozita u rikthyen sërish në tryezën e reformës zgjedhore. Por, megjithatë, mbledhja e sotme e Këshillit Politik nuk prodhoi asnjë rezultat konkret. E vetmja pikë ku palët bien parimisht dakord është që puna e këtij këshilli të mbyllet brenda datës 31 maj.
Oerd Bylykbashi u shpreh se ajo që po e vonon punën e këshillit është mazhoranca, pasi ende nuk është shprehur mbi propozimet që opozita ka bërë deri tani. Ndërsa, Damian Gjiknuri u shpreh se për propozimet e opozitës, të cilat nuk do të marrin dakordësinë nga këshilli, do të pritet edhe mendimi i OSBE/ODIHR. Ndërkaq, opozita ka dalë nga kjo mbledhje me 3 propozime konkrete.
Por, edhe nëse palët e arrijnë konsensusin në Këshillin Politik brenda muajit maj, Parlamenti nuk mund të shprehet me votë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor deri në datën 23 qershor, pasi aktualisht vendi ndodhet nën masat e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dhe neni 170 pika 5 i Kushtetutës i ndalon ndërhyrjet në ligje të rëndësishme kur vendi ndodhet në një situatë të tillë.
Për bashkë kryetaren e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari nëse do të ketë vullnet politik do të mund të arrihet përfundimi i një reforme me konsensus. Por, nga ana tjetër ajo thekson se ka klimë mosbesimi mes palëve.
Znj. Hajdari duke folur në ‘Ilva Now’ nënvizoi se, përveç një detyrim kombëtar, duhet kuptuar se kjo reformë është një reformë që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë për të pasur një Kuvend që i përfaqëson në mënyrë më të drejtpërdrejtë.
“Parashikoj që nuk do të jetë një proces i lehtë dhe janë çështje të nxehta. Depolitizimi i administratës zgjedhore duhet zgjidhur si çështje, por ajo që nuk ka gjetur dakordësi është mënyra se si do të kompozohet KQZ. PD ka rënë dakord për një depolitizim i mesëm nga KZAZ e poshtë, jo për KQZ”, deklaroi znj. Hajdari.
Sa i takon diskutimeve për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor, ajo theksoi se, si PD ashtu edhe PS nuk e kundërshtojnë këtë gjë por mundohen ta anashkalojnë si problem.
Përfundimi i kësaj reforme me konsensus shtoi z. Hajdari më tej i hap rrugën integrimit të Shqipërisë në BE, ndaj duhen lënë mënjanë interesat e ngushta të partive politike, por nga ana tjetër sipas saj nuk duhet gjetur një zgjidhje e njëanshme.
“Ajo që mendoj se është thelbësore është pikërisht ecja përpara dhe integrimin i Shqipërisë në BE dhe ne e kemi shansin që kjo të ndodhë dhe duhet të lëmë mënjanë interesat partiake. Por nga ana tjetër nuk mund të kjo reformë zgjedhore të ndodhi në mënyrë të njëanshme. Absolutisht asnjëri nga ne nuk mund të jetë i pakënaqur. Duhet gjendur një konsensus në të gjitha pikat që propozojmë’, deklaroi bashkë kryetarja e komisionit për reformën zgjedhore.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe