English

“Ruleta ruse” e Macron, Le Pen afër pushtetit: Parashikimet për raundin e dytë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët francezë iu drejtuan të dielën e 30 qershorit kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre të ardhshme.

- Advertisement -

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën nga presidenti Emanuel Macron pas humbjes dërrmuese që partia e tij mori në zgjedhjet për parlamentin europian në fillim të qershorit.

Ruleta ruse me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga Presidentit Emanuel Macron u kthye në një “boomerang”, duke përshpejtuar rrugën drejt pushtetit të ekstremit të djathtë.

Megjithatë ende asgjë nuk ka përfunduar, pasi mbetet raundi i dytë i votimeve më 7 korrik.

Çfarë tregoi raundi i parë?

Me 69.7% pjesëmarrje, shifra është më e lartë për një raund të parë parlamentar që nga viti 1997 dhe 20 pikë më e lartë se në 2022.

Partia e Ekstremit të djathtë pothuajse ka dyfishuar votat e saj në raport me zgjedhjet e vitit 2022 për Asamblenë Kombëtare.

Rezultati përfaqëson një sukses të rëndësishëm për partinë e Le Pen, të quajtur më parë Fronti Kombëtar.

Macron ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, duke bërë që të kemi një bashkëjetesë të një qeverie dhe presidenti që nuk vijnë na e njëjta forcë politike.

A ka ndodhur më parë bashkëjetesa në Francë?

Në të kaluarën ka pasur tre periudha të bashkëjetesës:

  • 1997-2002 Socialisti Lionel Jospin ishte kryeministër nën Presidentin e qendrës së djathtë Zhak Shirak.
  • 1993-95 Kryeministri i qendrës së djathtë Edouard Balladour punoi me Presidentin socialist François Mitterrand gjatë mandatit të tij të dytë.
  • 1986-88 Zhak Shirak ishte kryeministër i Presidentit François Mitterrand.

Por asgjë nuk e ka përgatitur vërtetë Francën për atë lloj bashkëjetese që mund të ndodhë pas 7 korrikut.

Por duket se Tubimi Kombëtar nuk do ta fitojë shumicën absolute.

Rritja e Le Pen në dy dekada:

Jean Luc Melonchon do të tërhiqet në zonat ku është i treti. Macron do të tërhiqet në zonat ku mund të fitojë qendra e djathtë, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëjë në zonat ku do të fitojë qendra e majtë.

Peshat e rënda të republikanëve, përfshirë Jean-François Copé, janë deklaruar kundër bashkëpunimit me Le Pen dhe tërheqjen nga gara të kandidatëve të Republikanëve që kanë dalë të tretët.

Kompania IPSOS parashikon se Bashkimi Kombëtar do të marrë nga 230 deri në 280 vende në Parlament, që do të thotë se do t’i duhet ndihmë për të siguruar shumicën.

Por nëse partia siguron mazhorancën, atëherë do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë e parë ekstremiste në Francë që prej Luftës II Botërore.

Edhe presidenti Macron do detyrohet të punojë bashkë më kryetarin 28-vjeçar të Bashkimit Kombëtar, Jordan Bardella në postin e kryeministrit.

“I bëj thirrje çdo shtetasi francez që është i lidhur me lirinë për të përmirësuar Francën që të bashkohen me muaj dhe ta bëjmë Bashkimin Kombëtar fitues kundrejt atyre që duan të na ndajnë, dëmtojnë rendin publik dhe të zhbëjnë vlerat tona”, deklaroi Jordan Bardella, kryetar i Bashkimit Kombëtar.

Duke reaguar ndaj rezultateve të para, kryeministri aktual i Francës, Gabriel Attal paralajmëroi se ekstremistët janë në dyert e pushtetit dhe u bëri thirrje votuesit që ta zhvlerësojnë partinë e Le Pen në raundin e dytë.

“E them këtë me të gjitha forcat, i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë; asnjë votë e vetme nuk duhet të shkojë për Bashkimin Kombëtar në këto rrethana. Franca nuk duhet të hezitojë. Nëse duam të mbrojmë fatin e Francës, është detyra jonë morale të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar më të keqen”.

Ndërkohë, si Macron dhe Jean Luc Melenchon, themelues i partisë së majtë Franca e Pathyeshme, kanë deklaruar se do të tërheqin kandidatët në raundin e dytë për të penguar që Bashkimi Kombëtar të kthehet në fuqi legjislative.

“Në përputhje me parimet tona dhe pozitën e marrë nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme, në asnjë mënyrë nuk do t’i lejojmë Bashkimit Kombëtar që të dalë në krye. Kjo është arsyeja përse në një skenar të tillë ne që jemi në vendin e tretë do tërheqim kandidaturat”, deklaroi Melonchon.

Ndërsa sondazhet u njoftuan, disa miijëra mbështetës të së majtës u mblodhën në sheshin e Republikës në Paris për të protestuar kundër rritjes së të djathtës ekstreme. Raundi i dytë i votimeve në zgjedhjet parlamentare do të mbahet të dielën e ardhshme.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?