‘Rusët më rrahën dhe lanë në gropë për dy ditë’, rrëfimi i taksistit ukrainas
Prej 24 shkurtit, Rusia po zhvillon atë që ajo e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë dhe ka deklaruar nuk ka për qëllim goditjen e civilëve.
Por rrëfimet e ukrainasve tregojnë të kundërtën. Mykhailo Orlovskyi u rrëmbye nga rusët teksa po punonte si taksist në vendlindjen e tij, Ukrainë.
Më 7 mars ai u kap nga forcat ruse në një zonë pyjore ndërsa po lëvizte me taksinë e tij, të cilët shpeshherë e përdorte vullnetarisht për transportimin e ushtarëve ukrainas, shkruan Sky News.
Ai tha se forcat ruse e kishin rrahur, lidhur dhe hedhur në një gropë dhe e lanë aty për dy ditë. Më pas, e transportuan me helikopter në një burg në Rusi.
Atje ishte rrahur e torturuar në format më të rënda të mundshme, madje i janë marrë të gjitha sendet, duke filluar nga dokumentet e identifikimit dhe unaza e martesës.
“Ne u transferuam nga një vend në tjetrin dhe u morëm në pyetje. Ne vazhdimisht na është dashur të nënshkruajmë dokumente, jemi marrë në pyetje, jemi rrahur. Gjithçka zgjati rreth gjashtë orë, na çuan në një dhomë të veçantë, ku na rrahën me doreza boksi në veshka, mëlçi, brinjë, qafë dhe këmbë. Ata përdorën gjithashtu një armë paralizuese”, theksoi ai.
Orlovskyi kishte fatin që të rikthehet në familje pasi ishte pjesë e shkëmbimit të burgosurve rusë me ata ukrainas në muajin prill. Ajo çfarë e gëzon më shumë është fakti që lirimi i tij ndodhi në ditën kur e ëma kishte ditëlindjen.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid