Rusët në lojërat e ‘Paris 2024’, Kievi kundër Francës: Jo pjesëmarrjes

28 Janar 2023 | 15:20

Fjalët e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që uronte që atletët rusë të përfshiheshin në Lojërat e vitit 2024 në Paris kanë zemëruar Kievin.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se zoti Thomas Bach është i shkëputur nga realiteti.

“Nuk ka neutralitet kur zhvillohet një luftë e tillë. Ne e dimë se si tiranitë përpiqen të përdorin sportin për interesat e tyre ideologjike. Çdo flamur i atletëve rusë është i lyer me gjak. Dhe meqë ra fjala, e ftoj zotin Bach në Bakhmut, kështu që mund të shohë me sytë e tij se neutraliteti nuk ekziston”, Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, për ushtarët e plagosur ukrainas, që po rehabilitohen, rruga e vetme drejt paqes është mposhtja e Rusisë.

Disa prej tyre deklarojnë se pasi të rikuperohen do të kthehen në vijën e frontit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026