Rusi, këshilltari bashkiak në gjyq për përhapje të lajmeve të rreme

22 Qershor 2022 | 17:36

Në një prej gjykatave të Moskës ka nisur një proces ndaj një këshilltari bashkiak, Alexei Gorinov, i akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme mbi ushtrinë ruse.

Politikani tha se deklaratat kundër luftës të bëra në një mbledhje të Këshillit Bashkiak më 15 mars kishin qenë opinioni i tij personal.

Por Gorinov përmendi edhe vdekjen e fëmijëve ukrainas dhe gjithashtu refuzoi ta quante luftën në Ukrainë “operacion special”.

Sipas Pavel Chikov, kreu i grupit të të drejtave ndërkombëtare Agora, autoritetet ruse të sigurisë kanë mbi 20 nene në arsenalin e tyre, të cilat mund të aplikohen ndaj atyre që kundërshtojnë luftën.

“Në total, numri i personave të procesuar për raste penale po arrin në 200 në mbarë vendin. Kjo shifër është më e lartë se proceset e vitit të kaluar për shkak të protestave kundër arrestimit të Navalny dhe bëhet fjalë për gjysmën e parë të 2022-shit. Është numri më i lartë i proceseve të motivuara politikisht”, thotë Pavel Chikov, aktivist për të drejtat e njeriut.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, mbi 2.500 çështje administrative janë hapur në Rusi për diskreditim të forcave të armatosura. Gjoba për raste të tilla është 50 mijë rubla.

Ndërsa për përhapje të lajmeve të rreme, ndëshkimi rrezikon të arrijë deri në 15 vjet burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026