Rusia akuza SHBA-së dhe Perëndimit: Po pengojnë operacionin ushtarak në Ukrainë

19 Prill 2022 | 17:18

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë gjithçka për të penguar operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Shoigu u shpreh se dërgimi i armëve nga këto vende në Ukrainë , dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit dhe për të luftuar kundër ushtrisë ruse, shkruan BBC.

Ai shtoi se forcat ruse po zbatojnë një plan për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura rebele në Ukrainën lindore.

Shoigu, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë “Rossiya 24”, duke folur në një bord këshillues me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi më herët se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Lavrov tha gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata

Çdo javë, Khushnud e hap aplikacionin WhatsApp, ia bën një foto vetes që shfaq mjekrën e rruar dhe ia dërgon policisë. Ky 38-vjeçar, tregtar me...
07:57 | 24/07/2026

Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani

Ushtria iraniane pretendon se lëshoi ​​dronë sulmues ndaj objektivave amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa të Bahreinit dhe Bazën Ajrore Al-Azraq të Jordanisë të premten...
07:50 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026