Rusia akuzon Kievin për helmimin e disa prej ushtarëve të saj në Ukrainë

20 Gusht 2022 | 20:06

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Kievin për helmimin e disa prej ushtarëve të saj në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit juglindor të Ukrainës, Zaporizhia.

Sipas ministrisë, disa ushtarë rusë ishin dërguar në një spital ushtarak me shenja të rënda helmimi më 31 korrik, shkruan Reuters.

“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi i Zelenskit, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.

Nga rezultatet, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B. Megjithatë, nuk u bë i qartë numri i ushtarëve të helmuar dhe se cilat janë provat.

Një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026