Rusia arreston një shtetas gjerman, e akuzon për sabotazh
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën se e ka arrestuar një shtetas gjerman, të cilin e akuzoi se synonte t’i sabotonte objektet energjetike me urdhër të një shtetasi ukrainas.
FSB-ja tha në një komunikatë, të publikuar nga agjencitë ruse të lajmeve, se e arrestoi shtetasin gjerman Nikolai Gayduk derisa ai po hynte në Kaliningard të Rusisë nga Polonia.
Ajo tha se në veturën e tij gjeti dhe konfiskoi gjysmë litri eksplozivi të lëngshëm.
Shërbimi rus i sigurisë nuk tregoi nëse Gayduk ka edhe shtetësi ruse, ose nëse kishte viza për t’u futur në Rusi.
Nuk dihet se kur u arrestua ai.
FSB-ja e akuzoi Gaydukun, i cili është banor i Hamburgut i lindur më 1967, se planifikoi vepra sabotimi me urdhrat e një ukrainasi, Alexander Zhorov, i cili jeton në Hamburg gjithashtu.
Ajo tha se Gayduk ishte i përfshirë në një shpërthim në një stacion të shpërndarjes së gazit në Kaliningrad në mars të vitit 2024 dhe se ndaj tij është ngritur aktakuzë për sulm terrorist dhe kontrabandë me lëndë shpërthyese.
Një gjykatë urdhëroi që Gayduk të mbahet në paraburgim në pritje të gjyqit, deri në përfundimin e hetimit, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ajo nuk u dha hollësi të tjera.
Autoritetet gjermane nuk e kanë komentuar ende lajmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj