Rusia avancon në rajonin e Donjeckut, pushton dy fshatrat strategjikë
Rusia njoftoi këtë të shtunë se forcat e saj kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, duke rritur presionin në lindje të Ukrainës në një kohë kur udhëheqësit botërorë po kërkojnë zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila publikoi njoftimin në Telegram, trupat ruse kanë pushtuar fshatrat Sredenje dhe Kleban-Bik. Marrja e Kleban-Bik shihet si një avancim strategjik drejt qytetit të fortifikuar Kostiantinivka, që gjendet në rrugën për në Kramatorsk, ku ndodhet një bazë e madhe logjistike e forcave ukrainase.
Ky njoftim vjen vetëm një ditë pasi Moska deklaroi se kishte marrë kontrollin e tre fshatrave të tjerë në Donjeck.
Ndërkohë, në skenën diplomatike, përpjekjet për të organizuar një samit mes presidentëve rus dhe ukrainas duket se janë zbehur. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se “nuk është planifikuar ndonjë takim”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për zgjatjen e ofensivës.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se brenda dy javësh do të marrë një vendim “të rëndësishëm” mbi hapat për paqen në Ukrainë. Ai përmendi si opsione vendosjen e sanksioneve masive ndaj Rusisë, por nuk përjashtoi edhe mundësinë që “të mos ndërmarrë asgjë”.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng