Rusia bombardon 7 qytete, ushtria ukrainase sulmon me dron depon e karburanteve

6 Mars 2024 | 17:18

Persona të shumtë mbetën të plagosur në qytetin ukrainas të Samit, si pasojë e sulmeve ruse me dronë.

Sipas forcave të armatosura ukrainase, 42 dronë u nisën nga rajoni i Krasnodarit, në Krimenë e aneksuar, 38 prej të cilëve u rrëzuan. Përveç Samit, avionët goditën edhe gjashtë lokalitete të tjera, përfshirë Odesën, Khersonin dhe Kharkivin.

Sipas ekspertëve ushtarakë, sulmet masive ruse synojnë të mbingarkojnë sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

Nga ana tjetër, liderët e tre rajoneve ruse denoncuan sulme të ngjashme ukrainase në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Në rajonin e Kurskut, zyrtarët vendas deklaruan se një dron kishte goditur një depo karburantesh.

Po të mërkurën, sekretari britanik i Punëve të Jashtme, David Cameron deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është gati t’i ofrojë Ukrainës të gjitha asetet e ngrira të bankave ruse, në mënyrë që të jetë Moska ajo që të paguajë për rindërtimin e Ukrainës në fund të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026