Rusia bombardon Dnipron, viktima dhe të plagosur, Moska akuzon Kievin për agresion
Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa ndaj një klinike mjekësore në qytetin Dnipro të Ukrainës.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë, ndërkohë që një nga viktimat është një 69-vjeçar, kanë deklaruar autoritetet lokale.
Nga sulmet kanë mbetur të dëmtuara shumë godina dhe zjarret kanë përfshirë një zonë të gjerë.
Rusia ka avancuar sulmet ajrore në Ukrainë në javët e fundit, pasi Kievi po përgatitet për kundërofensivën.
Nga ana tjetër, sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë asgjësuar tentativa të shumta të sulmeve ruse me dronë.
Edhe Moska ka përjetuar një rritje të sulmeve ajrore për të cilat fajëson ukrainën. Kryebashkiaku i qytetit Krasnodar ka deklaruar se një godinë e banuar dhe një zyrë janë dëmtuar pasi janë goditur nga dronët, të cilët nuk kanë shkaktuar viktima.
Ndërkohë, në zona të tjera të Rusisë zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se rajoni i Belgorodit është ndodhur nën një sulm artilerie nga forcat ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë