Rusia vazhdon planin, do dërgojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

26 Maj 2023 | 12:43

Rusia ka vendosur të vazhdojë me planin e saj për të zhvendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, konfirmoi lideri bjellorus, i cili deklaroi se kokat e raketave bërthamore ishin tashmë rrugës.

Kjo shënon vendosjen e parë të Kremlinit të bombave të tilla bërthamore përtej kufijve të Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi planin, por tha se Uashingtoni nuk kishte ndërmend të ndryshonte pozicionin e tij për armët bërthamore strategjike ose nuk kishte parë ndonjë shenjë se Rusia po përgatitej të përdorte një armë bërthamore.

Por, presidenti rus Vladimir Putin thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po zgjerojnë luftën kundër Rusisë që kur Kremlini dërgoi trupat e tij në Ukrainë 15 muaj më parë.

Plani për zhvendosjen bërthamore u njoftua nga Putini në një intervistë me televizionin shtetëror më 25 mars.

“Perëndimi kolektivisht, në thelb, po bën një luftë të padeklaruar kundër vendeve tona”, tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me homologun e tij bjellorus në Minsk.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026