“Edhe SPAK u godit nga sulmet kibernetike”, Altin Dumani zbardh detajet

26 Maj 2023 | 12:35

Kreu i SPAK Altin Dumani teksa ka bërë bilanin e këtij institucioni për vitin 2022, para Komisionit të Ligjeve, tha se ka pasur tentativa të sulmeve kibernetike dhe ndaj Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më tej ai nënvizoi se kanë parashikuar investime të tjera për sigurinë e të dhënave në këtë institucion.

“Mund të them që SPAK jo se nuk është sulmuar, ka pasur tentativa por është investuar në mbrojtjen e sistemit. Nga sulmet kibernetike çdo kush është ekspozuar. Ne kemi parashikuar sërish se një nga investimet që do bëjmë është për sulmet kibernetike.

E rëndësishme është që të mos ndikohemi nga politika, por vendimmarrja të jetë produkt i një analize objektive të provave dhe zbatimi korrekt i ligji”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026