Kreu i SPAK: Nuk kam ndier presion politik gjatë ushtrimit të detyrës

26 Maj 2023 | 12:30

Kreu i SPAK Altin Dumani, raportoi këtë të premte përpara Komisionit të Ligjeve, për punën e kryer gjatë vitit 2022.

Ndër të tjera ai tha para komisionit se çdo prokuror është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore duke pohuar se asnjëherë deri më tani ai nuk e ka ndier gjatë ushtrimit të detyrës së tij presionin nga politika.

“Ju garantoj se çdo prokuror në atë prokurori mund të ushtrojë i pavarur funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore. Kjo është e garantuar, sepse është ligji dhe kushtetuta që na e garanton një gjë të tillë.

Unë në punën time, as nuk e kam ndier dhe as nuk e ndiej presionin që mund të më bëhet nga palët politike, patjetër politika ka punën e vetë dhe na sulmon, por e rëndësishme është që në vendimmarrje të mos ndikohemi nga politika.

Vendimmarrja duhet të jetë produkt i një analize objektive dhe zbatimit korrekt i ligjit, ua garantoj se çdo prokuror është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore”,-tha Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026