Rusia bombardon dy qytete në Ukrainë, të paktën 8 të vrarë nga sulmet

18 Janar 2025 | 17:11

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Rusia ka sulmuar Kievin me një flotë dronësh dhe raketash, duke lënë 4 të vdekur.

Rusët nisën drejt kryeqytetit 39 dronë-kamikazë, disa dronë-simulatorë dhe 4 raketa balistike, bënë të ditur Forcat Ajrore Ukrainase.

Sipas burimit, forcat mbrojtëse rrëzuan 2 raketa dhe 24 dronë, ndërsa 14 dronë të tjerë simulatorë humbën kontrollin.

Disa orë më herët, të paktën 4 persona mbetën të vrarë nga sulmet ruse në qytetin Krivi Rih, në qendër të Ukrainës.

Bëhet fjalë për tre gra dhe një burrë që humbën jetën nga bombardimet, të cilat shkatërruan një institut shkollor dhe dëmtuan banesat përreth.

 “Nuk ka fjalë për ta justifikuar këtë. Nuk ka asnjë justifikim. Ky është një gjenocid ndaj institucioneve arsimore”.

Sipas autoriteteve ushtarake rajonale, 14 persona të tjerë, përfshirë katër fëmijë, mbetën të plagosur nga sulmi.

Krivi Rih ka një popullsi prej 660 mijë banorësh dhe është qyteti i lindjes i presidentit Zelensky. Ky i fundit, në fjalimin e përnatshëm tha se nëse Ukraina do të ishte pajisur me sisteme të mbrojtjes ajrore që ai ka kërkuar, raketat mund të ishin lokalizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026