Rusia bombardon Lvivin, 7 viktima në qytetin perëndimor të Ukrainës
Të paktën 7 persona mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur në një sulm me raketa në qytetin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës.
Sipas autoriteteve lokale, tre raketa goditën infrastrukturë ushtarake, ndërsa një tjetër ra në një fabrikë gomash.
“Sot në Ukrainë nuk ka vend të sigurt apo të pasigurt, të gjithë qytetarët e vendit janë të barabartë. Armiku po bëhet gjithnjë e më agresiv dhe sulmet ndaj objektivave civile do të intensifikohen”, tha Andriy Sadovyi, kryebashkiaku i Lvivit.
Autoritetet deklaruan se raketat ranë në zona të afërta me një stacion hekurudhor dhe goditën një linjë hekurudhore, duke ndërprerë për një moment lëvizjen.
Ndërkohë, dy persona të tjerë mbetën të vrarë nga bombardimet në qytetin e Kharkivit.
Analistët ushtarakë thonë se Rusia po shton sulmet ndaj fabrikave të armëve, hekurudhave dhe infrastrukturës strategjike në mbarë Ukrainën, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të vendit për të mbrojtur Donbasin, rajoni rusishtfolës të cilin Moska synon ta bashkojë me territorin e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim