Rusia bombardon qytetin në Ukrainë, 8 të vrarë, mes tyre një fëmijë

15 Prill 2023 | 19:01

Bombardimet ruse ndaj një godine të banuar në qytetin lindor të Slovianskut, në Ukrainë, kanë vrarë të paktën 8 persona dhe plagosur 21 të tjerë.

Mes viktimave rezulton edhe një fëmijë, i cili vdiq në një autoambulancë rrugës për në spital, pasi u nxor nga rrënojat.

Guvernatori i rajonit të Donjeckut raportoi se 7 raketa ruse të modelit “S-300” ishin qëlluar gjithësej në Sloviansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe tha se, as edhe një orë e vetme e kësaj jave të Pashkës nuk kishte kaluar pa vrasjet dhe terrorin e trupave ruse.

“Operacionet e shpëtimit në Sloviansk janë në zhvillim e sipër. Ishte një tjetër sulm terrorist. Raketat “S-300” qëlluan zonat e banuara nga civilët”, deklaroi Zelensky në fjalimin e tij.

Me mercenarët rusë që po avancojnë në perëndim nga qyteti i Bakhmutit, Ukraina po përgatit trupat e saj për një kundër-ofensivë në shkallë të gjerë.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se Kievi vazhdon të ketë nën kontroll pjesën perëndimore të qytetit, por shton se Moska po bëhet gati të avancojë sulmet me artileri.

Sloviansku ndodhet në një pjesë të rajonit të Donjeckut që është nën kontrollin ukrainas dhe fare pranë territorit të kontrolluar nga Rusia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një...
10:19 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
09:56 | 06/07/2026

Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi të hënën se inteligjenca artificiale po zhvillohet më shpejt nga sa mund të përballojë kushdo,...
09:41 | 06/07/2026