Rusia bombardon restorantin në Ukrainë, 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

27 Qershor 2023 | 20:48

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, thonë zyrtarët ukrainas.

Një restorant dhe një zonë tregtare në qendër të qytetit janë dëmtuar pas sulmeve të së martës, tha ministria e brendshme e Ukrainës.

Njerëzit mund të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe operacioni i shpëtimit është në vazhdim, shtoi ai.

Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparonte në të gjitha frontet.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht në qendër të qytetit. Autoritetet lokale thonë se zona kishte një përqendrim të lartë të civilëve kur raketat goditën.

“Vetëm gjysmë ore më parë, dy raketa goditën qytetin e Kramatorsk”, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko për televizionin ukrainas të martën në mbrëmje.

“Kjo është qendra e qytetit. Këto ishin vende publike të ngrënies të mbushura me civilë”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026