Rusia burgos shtetasin francez të akuzuar për mbledhjen e të dhënave ushtarake

8 Qershor 2024 | 13:51

Gjykata e Moskës urdhëroi që një shtetas francez i akuzuar për mbledhje të informacioneve mbi çështjet ushtarake në Rusi, të mbahet në burg deri në pritje të hetimeve dhe gjykimit.

Laurent Vinatier u arrestua në kryeqytetin rus të enjten. Autoritetet akuzuan Vinatier se grumbullonte informacione rreth “aktiviteteve ushtarake dhe ushtarako-teknike” të Rusisë, të cilat mund të përdoren në dëm të sigurisë së vendit.

Ata nuk dhanë detaje të akuzave përtej pretendimit se Vinatier udhëtonte vazhdimisht në Rusi për të mbledhur këtë informacion. Sipas ligjit rus, kjo është një vepër penale e dënueshme deri në pesë vjet burg.

Vinatier u paraqit në gjykatë të premten dhe gjykata i caktoi francezit paraburgim deri më 5 gusht.

Arrestimet me akuza për spiunim dhe mbledhje të të dhënave të ndjeshme janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në Rusi që kur dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026

Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pas një kërkimi 74-orësh për gruan e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë që...
12:01 | 28/06/2026