Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat legjitime në Rusi

7 Qershor 2024 | 14:30

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektiva legjitime ushtarake në Rusi.

“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në një bazë ushtarake pranë Stokholmit, sipas mediave të huaja.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu të drejtën për të goditur objektivat legjitime, ushtarake në territorin e palës sulmuese, agresorit – në këtë rast Rusisë”, shtoi ai.

“Kjo është një luftë sulmi që Rusia ka filluar kundër një vendi fqinj paqësor dhe demokratik – Ukrainës – që në asnjë moment nuk ka qenë një kërcënim për Rusinë”, tha Stoltenberg.

“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva në territorin rus”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi i dhanë Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane në territorin rus pranë Kharkiv.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, ka pohuar se raketat HIMARS janë përdorur që atëherë në zonat e populluara me civilë.

Vladimir Putin ka thënë se po shqyrton armatosjen e armiqve të Perëndimit në shenjë hakmarrjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026