Rusia demonstron forcën në paradën ushtarake, Putin fjalim për “Ditën e Fitores”
9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton triumfin e vendit ndaj nazistëve në vitin 1945. Ajo festohet me një paradë ushtarake në Moskë, ku liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq. Prej kohësh Rusia është përgatitur për paradën ushtarake e cila përdoret dhe si një simbolikë për të treguar forcën përpara Perëndimit. I pranishëm në paradë ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Putin e filloi fjalimin e tij duke thënë se një luftë e vërtetë po bëhej pikërisht tani dhe pretendoi përsëri se Rusia po mbronte sovranitetin e saj në Ukrainë.
Ne fjalimin e tij Putin u shpreh se është krenar për ushtarët që marrin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai shtoi se e ardhmja dhe qendrueshmëria e Rusisë varet tek këta njerëz duke shtuar se të gjithë duhet të mbështesin heronjtë e tyre. Putin e krahasoi luftën e sotme me fitoren e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.
“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura,” thotë Putin ndërsa përfundoi fjalimin e tij.
“Për Rusinë, për forcat tona të armatosura,” përfundon ai, teksa nisi te luhej himni kombëtar rus.
Ekspertët në Rusi kanë vënë në dukje se “Dita e Fitores” është bërë me kalimin e kohës një ngjarje me më shumë qëllime sesa thjesht festimin e arritjeve ushtarake të Rusisë në të kaluarën. Ajo ka të bëjë kryesisht me nxitjen e mbështetjes për Rusinë në të tashmen dhe me demonstrimin e fuqisë së forcave ushtarake të Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren


