Shpërthejnë protestat kundër dhunës në Serbi, reagon ashpër Vuçiç

9 Maj 2023 | 09:53

Pas ngjarjeve tragjike të pak ditëve më parë, me mijëra qytetarë protestuan në Beograd kundër dhunës.

Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të ndodhura Brenda 48 orëve.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagimin jo të duhur për  një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë.

Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se shkonin pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kritikoi protestat.

Ai akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Vucic u shpreh se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës… Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha Vuçiç gjatë një interviste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026