Serbia shton numrin e policëve në shkolla pas vrasjes masive
Serbia ka rritur praninë e policisë në shkollat anembanë vendit, pas dy rasteve të vrasjeve masive javën e kaluar, që lanë 17 persona të vrarë dhe mbi 20 të tjerë të plagosur. Këto dy raste ndodhën brenda 48 orëve.
“Nga sot, prezenca e policisë është shtuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi”, tha zyrtarja e policisë, Danijela Ostojiç, nga Drejtoria e Policisë në Serbi, duke shtuar se do të ketë “prezencë të vazhdueshme” të policëve gjatë orëve të mësimit.
Ajo tha se në Serbi gjatë ditëve të fundit janë raportuar më shumë se 120 kërcënime nga studentë dhe postime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjete sociale.
“Për këtë arsye, Ministria edhe një herë apelon tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë mendjen e shëndoshë dhe stabilitetin, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë që ndjekin informacione nga burime dhe media të ndryshme. Profilet e tyre në rrjete sociale duhet të jenë nën kontrollin e prindërve”, tha Ostojiç.
Në një fjalim më 5 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se policia do të rrisë patrullimet në rrugë dhe shkolla në javët e ardhshme për t’i ndihmuar shtetasit serbë ta rifitojnë ndjenjën e sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)