“Flisnin në WhatsApp”, detaje nga dëshmia e Malajt pasi vrau vajzën dhe 51-vjeçarin
Avokatja Elierta Myftari ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Malaj ka gjetur mesazhe në rrjetin social WhatsApp që e shoqja shkëmbente me komshiun.
Malaj është arrestuar sepse pasi mori vesh tradhtinë vrau personin që mendonte se gruaja e tradhtonte, një shtetas italian dhe vajzën e tyre e cila hyri në mes për të shpëtuar të ëmën. Gruan e tij e la të plagosur.
“Pasi ka gjetur mesazhet në telefonin e të shoqes me komshiun, ka dalë e ka pritur zotërinë te shkallët e pallatit, ndërkohë që mbyllte aktivitetin e tij, një lokal në mos gaboj, e ka vrarë atë dhe pastaj është ngjitur në shtëpi me idenë për të vrarë gruan. Kështu paska thënë domethënë para autoriteteve. Vajza është futur në mes për të mbrojtur të ëmën dhe thotë se nuk ka bërë pastaj më diferencë, nuk e ka kuptuar kë po vriste,” – u shpreh avokatja.
Ndërkohë, Myftari shtoi se ka refuzuar ta shohë videon që autori i krimit ka bërë pas vrasjes duke theksuar se është krim të shpërndahet.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta