Vrasja e 16-vjeçares nga babai shqiptar në Itali, reagon drejtoresha e shkollës

Taulant Malaj
8 Maj 2023 | 11:09

Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Italinë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj ekzekutoi shtetasin italian Massimo De Santis, plagosi bashkëshorten si dhe vrau të bijën 16-vjeçare.

Malaj dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me shtetasin italian Massimo De Santis, me të cilin u ndesh në shkallët e pallatit ku banonte.

Malaj ka nxjerr thikën dhe e ka ekzekutuar në vend italianin. Më pas ai është ngjitur në banesë ku ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

E bija, Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen. Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulantit u plagos rëndë, por mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pamjet e krimit të rëndë, Taulant Malaj i ka filmuar dhe ua ka shpërndaë disa miqve dhe të afërmve në Ëhatsapp, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë.

45-vjeçari, i cili punonte si bukëpjekës, u arrestua nga policia, teksa ishte duke kërkuar në afërsi të pallatit për djalin 5-vjeçar që po ashtu donte që ta vriste.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe mësuesja e 16-vjeçares Xhesika Malaj. Carmine Collina, drejtuese e institutit ku Xhesika ndiqte studimet, tha për mediat italiane: “Ajo ishte një studente që ndiqte rregullisht mësimin, e cila kurrë nuk kishte probleme me integrimin.

Ne do të qëndrojmë rreth shokëve të saj të klasës në mënyrë që tju lehtësojmë atyre dhimbjen për ngjarjen e rëndë. Sot në orën 9.45 do të respektohet një minutë heshtje në të gjitha klasat. Ne do të mirëpresim shokët e klasës së Gessica-s dhe do të punojmë me psikologen e shkollës për të kaluar këtë moment të vështirë”, u shpreh Collina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026