Rusia dënon me burgim të gjatë 15 luftëtarë ukrainas të kapur gjatë luftës
Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.
Sipas raportimeve, ata do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi.
Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don.
Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime, por avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave, sipas raportimeve.
Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbën shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës.
Ndërkohë, Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke argumentuar se akuzat ndaj tyre ishin bazuar në aktivitetet që supozohet se datojnë tetë vjet para nisjes së luftës Rusisi-Ukrainë.
Akuzat ndaj 15 burrave lidhen me periudhën nga gushti 2014 deri në mars 2022 dhe ata u akuzuan për pjesëmarrje në një grup terrorist dhe për kryerjen e veprimeve me qëllim “përmbysjen e rendit kushtetues të Federatës Ruse”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa