Rusia dhe SHBA-ja ende pa marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se janë duke u zhvilluar bisedime për shkëmbim të mundshëm të të burgosurve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje.
“Ende nuk është arritur rezultat konkret”, u shpreh ajo përmes një deklarate, shkruan Reuters.
Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se SHBA-ja i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin e yllit të basketbollit Brittney Griner dhe amerikanit të burgosur, Paul Whelan.
Blinken nënvizoi se pret të flasë me homologun rus për herë të parë që kur Kremlini sulmoi Ukrainën, një ndryshim i mprehtë i politikës së mëparshme amerikane.
Familjarët e të dy amerikanëve janë duke kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden për kthimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve