“Rusia do të fitojë kohë”, Ish-ambasadori: Ja si mund të bindet Putin për bisedime

24 Tetor 2025 | 21:43

Gazment Turdiu, diplomat dhe ish-ambasador ka folur në “Balkan Talks” lidhur me tensionet mes Trump dhe Putin pas anulimit të takimit të tyre në Budapest. Pas këtij anulimi, Trump vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, duke rritur akoma më shumë tensionet.

Ish-ambasadori theksoi se sanksionet ndaj Rusisë nuk ishin diçka surprizuese, kjo pasi Trump ka deklaruar se do ndërmerrte një veprim të tillë nëse Putin nuk do tregohej serioz për çështjen e paqes në Ukrainë.

“Presidenti Trump vendosi të përdorë të gjithë mënyrat përpara se të kalojë në masat e forta. Kishte deklaruar me kohë që nëse Rusia nuk do ishte serioze në bisedimet për paqe, atëherë priteshin sanksione shumë të forta dhe la të kuptohej që do ta mbështeste Ukrainën me armatime, të rrisë aftësinë mbrojtëse por dhe goditëse të Ukrainës kundër Rusisë.

Mesa duket në takimet përgatitore për takimin në Budapest, amerikanët kanë arritur bindjen që Putin nuk është serioz, Putin thjesht do të fitojë kohë, të avancojë në terren dhe të vendosë ai kushtet e armëpushimit dhe paqes. Mendoj se kjo është arsyeja pse amerikanët kaluan tek opsioni i dytë”, tha ai.

Sipas Turdiut, duke u bashkuar Europa dhe SHBA-ja, do forcojnë Ukrainën që kjo e fundit të sjellë dhe Putinin në një takim të përbashkët për paqe. Në të kundërt, në rrezik mbetet ekonomia ruse.

“Nëse Europa bashkë me SHBA-në rrisin kohezionin për ndërmarrjen e masave, do rrisë edhe aftësinë e Ukrainës për ta detyruar Putinin të ulet në tryezë.

Sot me statistika, rreth 20% e industrisë përpunuese të naftës ruse është jashtë përdorimit. Nëse Ukraina do mundet me raketa me rreze të gjatë veprimi të godasë dhe më shumë, Rusia do e ketë më të vështirë ekonominë dhe financimin e luftës”, tha diplomati Gazment Turdiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026