Rusia e interesuar për bazat ushtarake në Shqipëri, pretendon ish-ushtaraku

21 Gusht 2022 | 16:33

Ish-ushtaraku Asllan Bushati tha për Euronews Albania se ardhja e dy rusëve dhe një ukrainasi në bazën ushtarake në Gramsh është e lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Sipas tij, Putin do të largojë fokusin nga lufta dhe nuk ka asnjë vend më të mirë se një vend i Ballkanit që nuk është sllav.

Bushati pretendon se ardhja e tre personave në Gramsh lidhet drejtpërdrejt me Putin.

“Ata janë agjent rus, kanë ardhur për veprimtari ruse,” – u shpreh ai, ndërsa theksoi me bindje se bëhet fjalë për një veprimtari në dëm të Shqipërisë.

Ish-ushtaraku iu referua dhe historisë duke thënë se Rusia ka qenë gjithnjë e interesuar për bazat ushtarake në Shqipëri.

Dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë në ish-uzinën e armëve në Gramsh mbrëmjen e së shtunës.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar ngjarjen deri në zbardhjen e plotë të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026