Rusia evakuon banorë nga një rajon tjetër, pas ofensivës ukrainase
Autoritetet ruse kanë evakuuar banorë nga pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, tha të hënën guvernatori Vzacheslav Gladkov.
Gladkov tha se banorët e qarkut Krasnozaruzh janë duke u zhvendoset në “vende më të sigurta” për shkak të “aktiviteteve” në këtë zonë nga forcat ukrainase.
Evakuimi vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë se ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk.
Ai tha përmes një videoje të shtunën se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”.
Inkursioni i Ukrainës në tokën ruse ka hyrë në ditën e shtatë të hënën. Sulmi ukrainas në Rusi e ka zënë Moskën në befasi.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën në një komunikatë për media se forcat e saj u përfshirë në luftime me trupat ukrainase në Tolpino, Zhuravli dhe Obshchy Kolodez, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.
Tolpino ndodhet rreth 25 kilometra larg kufirit ukrainas.
Evakuimi i civilëve rusë nga rajonet kufitare me Ukrainën vazhdoi edhe të hënën. Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën pamje të të evakuuarve në kampe në qytetin e Kurskut. Sipas RTR-së, më shumë se 20 qendra të përkohshme akomodimi janë vendosur në këtë rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara