Rusia gati për festë, Putin drejt njohjes së rezultateve të referendumit në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një ceremoni madhështore të premten për aneksimin e më shumë territoreve ukrainase, pas referendumeve të dënuara nga Kievi dhe Brukseli.
Në Moskë ka nisur të ndërtohet një skenë e madhe.
Zyrtarët pro-rusë kishin deklaruar më herët se procesi elektoral 5-ditor kishte pasur mbështetje të plotë popullore.
Të ashtuquajturat votime u mbajtën në Luhansk dhe Donjeck në lindje dhe në Zaporizhia dhe Kherson në jug.
“Ne urojmë të gjithë shtetasit rusë në mbarë botën për këtë festë të madhe. Ia dolëm! Rajonet e Khersonit, Zaporizhias, Donjeckut dhe Luhanskut do të jenë përgjithmonë pjesë e Rusisë”, thotë Kirill Stremousov, nënkryetar i administratës pro-ruse të Khersonit.
Në Kramatorsk, qytet i ndodhur në territorin e çliruar ukrainas, por që në aspektin administrativ ndodhet në rajonin e Donjeckut, konsiderohet nga rusët i aneksueshëm. Por ukrainasit kanë paralajmëruar se nuk do ta lëshojnë lehtë.
Sinkron Oleksandr Honcharenko, kryebashkiak i Kramatorskut:
“Mos bëni marrëzira. Mos ndërmerrni hapat që çojnë në konfirmimin dhe pranimin e aneksimit të territoreve tona. Donbasi ka qenë ukrainas, është ukrainas dhe do të mbetet i Ukrainës”, shprehet Oleksandr Honcharenko, kryebashkiak i Kramatorskut.
“Edhe nëse aneksimi ndodh, djemtë tanë nuk do të na lënë të pushtohemi. Ne kemi besim tek ushtria jonë dhe nëse do të jetë e nevojshme do të shkojmë të luftojmë edhe ne”, thotë një grua.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar se “pseudo-referendumet” janë pa vlerë dhe s’e ndryshojnë realitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
- 19:16 “Dorëheqje” në bulevard, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus