Rusia, gjenocid ekologjik/ Shembja e digës së Kakhovkës, Kievi padit Moskën në Hagë
Diga në Kakhovka të Ukrainës u dëmtua në qershor të këtij viti. Ajo që pasoi ishte një katastrofë ekologjike, me përmbytje masive dhe dëme të tjera.
Kievi fajëson Rusinë, duke insistuar se e sulmoi digën qëllimisht. Edhe pse nuk është provuar, ajo është vetëm një shembull i mënyrës se si agresioni i Rusisë në Ukrainë ka një impakt edhe tek ambienti.
Sot, dhjetëra hetues gërmojnë në terren, duke mbledhur baltë, duke bërë foto dhe vendosur flamuj të vegjël në tokë. Vladislav Ignatenko, një prokuror ukrainas, po kryen një hetim për krime lufte duke akuzuar Rusinë për gjenocid ekologjik. Kievi planifikon ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
“Të gjitha substancat që ishin në sipërfaqe u rrëmbyen nga rrjedha e ujit, që u përhap gjithandej. Në të ardhmen, të gjithë këta ndotës që u vendosën në terren do të përthithen nga toka dhe kafshët shtëpiake”-u shpreh Vladislav Ignatenko, prokuror ukrainas
Rreth 300 kilometra në rrjedhën e sipërme, në rrethinat e Zaporizhias, biologu Vadym maniuk ecën në një terren të tharë që është i mbushur me guaska midhjesh të shpërndarja në shtratin e vjetër të rezervuarit të Kakhovkës.
“Këtu ka pasur deri në 4 metra ujë. Miliarda organizma të gjallë u vranë papritur brenda pak ditësh, kur rezervuari u boshatis”-theksoi Vadym Maniuk, biolog.
Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk e njeh gjenocidin ekologjik si krim, dëmet ekologjike në shkallë të madhe mund të konsiderohen pjesë e krimeve të luftës.
Për hetuesit ukrainas, akuzat për krimin në fjalë janë të pamohueshme, ndërsa Rusia mohon përgjegjësinë. Të paktën 6 muaj më vonë, jeta po rikthehet, të paktën për bagëtitë, që mund të kullotin nëpër shkurre.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
SHBA vendos tarifa për importet braziliane
Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin