Rusia gjuan 4 raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainë gjatë natës

30 Mars 2024 | 09:32

Rusia gjuajti katër raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës, njoftuan forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët thanë se nëntë nga dronët u rrëzuan në katër rajone.

Kujtojmë se më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës, si pjesë e asaj që Moska tha se ishte “hakmarrje” për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse.

Forcat ruse vazhduan të synojnë objektet energjetike edhe këtë javë.

Moska ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar, për të sulmuar qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026