Rusia godet Kherson, humbin jetën 7 persona, 21 të plagosur

25 Nëntor 2022 | 11:24

Të paktën shtatë persona u vranë të enjten dhe 21 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse bombarduan qytetin portual të Ukrainës jugore Kherson.

Jaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

“Vdekja e tyre shënoi një faqe tjetër të tmerrshme në historinë e qytetit tonë “, tha ai.

Presienti ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të enjten tha se sulmet e artilerisë ruse në qytetin Kherson dhe zonën përreth filluan menjëherë pasi ushtria ruse u detyrua të largohej nga rajoni në fillim të nëntorit.

Zelensky tha se granatimet vdekjeprurëse të së enjtes ishin një akt hakmarrjeje për forcat ruse të mposhtura.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026