Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, mijëra banorë në errësirë

31 Gusht 2025 | 13:58

Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.

Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos.

“Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës, u godit më së rëndi.

Një sulm me dronë disa orë më vonë goditi infrastrukturën civile energjetike në rajonin e Çernihivit në Ukrainën veriore, duke lënë pa energji elektrike 30.000 familje në qarkun Nizhin, tha guvernatori rajonal Vjacheslav Chaus.

Ai tha se furnizimi me rrymë është rikthyer për spitalin kryesor dhe sistemin e ujit të qytetit.

Sulmet e reja ndodhën teksa aleatët e një politikani të njohur ukrainas, i vrarë me armë zjarri një ditë më parë në qytetin perëndimor të Lvivit, fajësuan Rusinë, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Kinë për takimin vjetor të një organizate rajonale që përfshin gjithashtu Kinën, Indinë dhe shtatë vende të tjera.

Në mbarë vendin, mbrojtja ajrore rrëzoi 126 nga 142 dronët e zbuluar gjatë natës, ndërsa dronë të tjerë goditën në 10 lokacione, tha Forca Ajrore e Ukrainës.

Breshëria e sulmeve pasoi ato në rajonin verilindor të Sumit, në kufi me Rusinë, të shtunën, ku një zyrtar i lartë i një fshati u plagos, njoftuan autoritetet.

Putini pritet të takohet me liderët e Kinës, Indisë dhe të tjerë në samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që mbahet të dielën dhe të hënën në Tianjin, Kinë, mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës dhe çështje të tjera.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Kina ka qenë partner vendimtar për Rusinë, duke ushqyer ekonominë e saj të luftës përmes blerjes së naftës dhe gazit, duke furnizuar artikuj me përdorim të dyfishtë për arsenalin e saj ushtarak përballë sanksioneve perëndimore, si dhe duke i dhënë Moskës mbështetje diplomatike në arenën ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026