Rusia kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja për eksportet e drithërave
Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara zhvilluan bisedime në Stamboll, më 11 maj, lidhur me propozimet e OKB-së për të zgjeruar iniciativën për transportin e grurit përmes Detit të Zi.
Marrëveshja mundëson eksportin e sigurt të grurit ukrainas, ndërkohë që Moska ka kërcënuar të tërhiqet nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.
Pas bisedimeve, zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov tha se puna duhet të zgjatet për një periudhë më të gjatë dhe të zgjerohet.
“OKB-ja dhe Turqia, si nënshkruese të nismës, e kuptojnë se nisma për drithërat është e një rëndësie kritike për sigurinë globale të ushqimit dhe duhet të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Prandaj, sipas propozimit të tyre, konsultimet e mëtejshme për zhbllokimin e nismës do të vazhdojnë në formatin online”, tha Kubrakov.
Ukraina po bën presion të zgjasë marrëveshjen e saj të eksportit të grurit përmes Detit të Zi, në kohën kur pala ruse po kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan për marrëveshje, në korrik të vitit 2022, për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, e cila u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës. Marrëveshja ndihmoi që ushqimi të arrijë tek njerëzit në vendet më të varfra në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.
Ajo u zgjat deri më 18 maj, por Rusia ka thënë për javë të tëra se do të largohet nga marrëveshja nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.
OKB-ja njoftoi se në takimin e 11 majit u diskutua për propozimet e fundit të OKB-së, duke përfshirë rifillimin punës së tubacionit të amoniakut, i cili dërgon amoniakun rus në një port ukrainas të Detit të Zi, vazhdimin për kohë më të gjatë të marrëveshjes dhe përmirësimet në krijimin e një Qendre të Përbashkët Koordinuese në Stamboll, për të monitoruar biznesin dhe eksportin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë