“Me 1 gur do të vrasë 61 zogj”, gazetari Muça tregon synimet e Ramës në fushatë
Gazetari Flogert Muça tha në Euronews Albania se kryeministri Rama në këtë fushatë ka tentuar të vrasë me 1 gur 61 zogj.
Ai tha se Rama në këtë fushatë zgjodhi të dilte me fytyrën e tij, ndonëse bëhet fjalë për zgjedhje lokale, pasi në këtë formë ai u tregon votuesve se nëse votohen kandidatët e tij, atëherë qytetarët po votojnë që kandidati i tij në bashkëpunim me të përmbushi premtimet e bëra.
Nga ana tjetër Muça tha se, Rama ka zgjedhur që të gjithë kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” ti asociojë me Berishën e shpallur ‘non grata’ në mënyrë që tu përçojë qytetarëve se po votuan një nga kandiatët e koalicionit kanë votuar Berishën apo Metën të cilët përfaqësojnë sipas tij, kthimin pas.
“Rama ka përdorur fytyrën e tij në fushatë që t’u tregojë shqiptarëve e se këtu janë dy botë. Njëra botë, që është bota e mirë, pro atlantike e kështu me radhë, është bota e Ramës dhe filozofia e PS, nga ana tjetër është Sali Berisha dhe Ilir Metaj që sipas tij janë regres për vendin.
Çfarë ka tentuar të bëjë, ka tentuar që me 1 gur të vrasi 61 zogj, pra duke asociuar të gjithë demokratët me Sali Berishën dhe Ilir Metën si SaLikja, si term që ai ka vendosur, është që po votuat Carën apo Këlliçin keni votuar këta të dy, ndërsa po votuat kandiatët e mi, keni votuar kandidatin tim, i cili në bashkëpunim me mua do mbajë premtimet që u janë bërë. Këtë ka dashur të bëjë Edi Rama”,-tha Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë