Rama: Ambicia jonë, ta bëjmë Shqipërinë vendin me pagat më të larta në rajon
Kryeministri Rama tha në mbylljen e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, se gjatë këtij viti, ka parë të pasqyruar gjithë punën e bërë nga qeveria dhe ka ndier efektet pozitive të saj në çdo qytet ku ka shkuar.
Ai tha gjithashtu se pavarësisht gjithë sfidave të viteve të fundit është bërë e mundur rritja historike e pagave dhe se ambicia e qeverisë së tij është që Shqipëria të jetë vendi me pagat më të larta në rajon
“Lali Eri foli në emër të qytetarëve të Tiranës, unë do flas në emër të katundarëve të Tiranës dhe do mundohet të mos përsëris ato që tha lali Eri. Po e nis nga një detaj shumë i vogël, sot prita Presidentin e Polonisë dhe më tha kam qenë këtu në 2013 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një formimi të jashtëzakonshëm.
Por e rëndësishme është që për të në gjithë Tirana po bëhet gjithnjë e më shumë vendi i mundësive të reja dhe motor i zhvillimit të një ekonomie të re. Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme. ju e dini shumë mirë se çfarë hendeku e ndante Tiranën me të ardhmen. Tirana ka shumë rrugë për të bërë, por e ardhmja nuk është më një pikëpyetje.
Më vjen mirë që në këtë fushatë, ne e kemi pasur me vete pasqyrën e punës sonë kudo që kemi shkuar. Mundësitë e reja që janë krijuar na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të jenë të mbështetura në jetën e përditshme, e cila nuk është e lehtë për askënd, por ka filluar të bëhet gjithnjë e më tepër një jetë, ku njerëzit shikojnë shpresë dhe mundësi.
Pavarësisht gjithë vështirësive që kaluam këto vite kemi hyrë në vitin me rritje historike të pagave. kemi hyrë në përmbushjen e ambicies sonë të përhershme dhe tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, ku paga mestare do shkojë në 900 euro vitin e ardhshëm”,-tha kryeministri Rama.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë