Rusia kontrollon 80% të territorit në Luhansk, thotë zyrtari ukrainas

20 Prill 2022 | 19:02

Guvernatori i Luhanskut, Serhii Haidai tha se 80% e territorit të këtij rajoni është nën kontrollin e rusëve.  Sipas tij, nëse Ukraina nuk reziston, Rusia nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë më tej.

Haidai tha për CNN, se faza e dytë e luftës tashmë ka filluar, por Rusia ende nuk e ka pushtuar Ukrainën.

“Ne kemi vendosur mbrojtjen tonë në shumë qytete. Ata po përpiqen të rrethojnë trupat tona, shumë gjëra të këqija po ndodhin, por ata nuk kanë pasur asnjë sukses deri më tani. Ne po shkatërrojmë pajisjet e tyre”, u shpreh ai.

Zyrtari u ka bërë thirrje civilëve të mbetur që të largohen nga rajoni lindor i Ukrainës ndërsa luftimet intensifikohen. Ai tha se nga 350,000 njerëz që jetonin në territorin ukrainas të Luhansk para luftës, kanë mbetur rreth 70,000.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026