Rusia kryen sulm masiv në Odesa, mijëra ukrainas mbesin pa ngrohje
Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor.
Si pasojë e sulmeve, mijëra ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Kiper tha se një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është shkatërruar plotësisht, ndërkaq disa ndërtesa të tjera banimi dhe dhjetëra makina janë dëmtuar. Ai tha po ashtu se linja kryesore për furnizim me ngrohje është goditur, duke detyruar autoritetet që ta ndalin furnizimin me ngrohje për afër 40.000 konsumatorë.
Po ashtu, sipas guvernatorit të Odesës, një maternitet, katër shkolla dhe shtatë çerdhe kanë mbetur pa ngrohje.
Ndërkaq, kryetari i Odesës, Hannadiy Trukhanov, tha se qyteti është goditur nga “një sulm i kombinuar masiv”.
Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vazhdimisht sulmon infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës. Edhe në dimrat paraprak, sulmet e Moskës kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj