Rusia kufizon Facebook-un

26 Shkurt 2022 | 01:38

Rusia ka kufizuar pjesërisht qasjen në Facebook, duke e akuzuar rrjetin social për çensurim të mediave ruse. Ky është vetëm hapi i fundit që Rusia ndërmerr ndaj kompanive amerikane të mediave sociale.

Moska është përpjekur prej vitesh të ushtrojë kontroll më të fortë ndaj internetit dhe kompanive të mëdha të teknologjisë.

Kritikët thonë se kjo vë në rrezik liritë e individëve dhe korporatave, dhe se është pjesë e një fushate më të gjerë për shtypjen e fjalës së lirë të kundërshtarëve të Kremlinit, raporton VOA.

Enti shtetëror rregullator për komunikimet tha se kompania Facebook kishte injoruar kërkesat për të hequr kufizimet ndaj katër mediave ruse në plaftormën e saj: agjensisë së lajmeve RIA, kanalin e Ministrisë së Mbrojtjes Zvezda TV dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.

Nuk është e qartë se çfarë kufizimesh do të vendosë konkretisht Rusia ndaj Facebook-ut.

Kompania Facebook, e cila nuk komentoi veprimin e Rusisë, ka irrituar në të kaluarën autoritetet e Rusisë. Moska i ka vendosur rregullisht gjoba kompanisë, për raste që i ka përshkruar si mosveprim me shpejtësinë e duhur për të hequr materiale të paligjshme.

Në dhjetor, Rusia i vendosi një gjobë shumë më të madhe prej 24.7 milionë dollarësh, për mosheqje të përsëritur të materialeve.

Moska ka shtuar presionin edhe ndaj mediave vendase, duke i kërcënuar se do të bllokojë njoftime që i përshkruan si “informim fals” për operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, ku raketat ruse janë duke goditur kryeqytetin Kiev dhe banorët janë fshehur nëpër strehime të nëndheshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026