Rusia lëshon 158 dronë dhe raketa në Ukrainë, vriten 16 persona

29 Dhjetor 2023 | 16:23

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Ukrainë si pasojë e një vale të re sulmesh ruse.

Ushtria vendase akuzoi Moskën se i dha jetë një sulmi masiv me 158 dronë dhe raketa. Ndërkohë, në fjalimin e përnatshëm, presidenti Zelensky falënderoi SHBA për ndihmën e radhës.

“Do të doja të falënderoja Shtetet e Bashkuara për paketën e ndihmave, e 34-ta për këtë vit dhe e 54-ta që kur nisëm të vetëmbrohemi nga agresioni rus. I jam mirënjohës presidentit Biden, Kongresit dhe të gjithë atyre që na mbështesin në detyrën specifike, se terrori rus duhet mposhtur”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Ndërkohë, helikopterët e policisë, të pajisur me mjete mjekësore, janë përdorur për të evakuuar të plagosurit. Aty ku një automjet nuk mund të kalojë, apo i duhen disa orë për të arritur destinacionin, një helikopteri i duhet shumë më pak kohë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026