Rusia liron 144 ushtarë ukrainas, vijojnë sulmet në disa qytete
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka publikuar një video ku pretendohet se tregon shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se 144 personel ushtarak ukrainas janë liruar nga robëria ruse si pjesë e një pakti për shkëmbimin e të burgosurve. Ky është shkëmbimi është më i madhi që nga fillimi i luftës.
“Dua t’u them të afërmve të mi se do të kthehem së shpejti tek ata. Sinqerisht, jam i shumë i emocionuar. Por ishte shumë e vështirë për të lëvizur sepse është një tjetër përpjekje për t’u kthyer në shtëpi dhe më parë nuk funksionoi. Gjatë udhëtimit mendoja se do të dështonte dhe do të ktheheshim në robër”, shprehet Artur, një ushtar ukrainas.
Nga të burgosurit ukrainas të liruar, 95 ishin të përfshirë në mbrojtjen e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol dhe shumë prej tyre kanë lëndime të rënda, duke përfshirë djegie. Megjithatë ata tani po marrin kujdes mjekësor.
Ndërkohë sulmet vijojnë, të paktën katër persona raportohet se u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.
Një ndërtesë katërkatëshe u shkatërrua pjesërisht. Moska e pranoi sulmin në qytet, por tha se forcat e saj kishin goditur një bazë trajnimi për “mercenarët e huaj” në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda