Rusia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB të shtunën
Rusia “nuk duhet të jetë” një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield. Të shtunën, më 1 prill, Rusia do të marrë presidencën e trupit nga Mozambiku.
“Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Nuk duhet të jetë për shkak të asaj që po bën në Ukrainë. Megjithatë, Karta e OKB-së nuk lejon ndryshimin e statusit të saj si një anëtar i përhershëm,” tha Thomas-Greenfield.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është organi ndërkombëtar përgjegjës për ruajtjen e paqes.
Ajo ka dhjetë anëtarë me rotacion dhe pesë anëtarë të përhershëm – Rusia, Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Kina, të cilat kanë të drejtën e vetos.
Thomas-Greenfield i tha AFP se ajo priste që Rusia të sillej “profesionalisht” në presidencë, megjithëse kishte dyshimet e saj.
Thomas-Greenfield përsëriti se Uashingtoni dënon Rusinë për “krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut” në Ukrainë. Ajo shtoi se SHBA “do t’i bëjë të ditur botës se çfarë po bën Rusia dhe cilat janë pasojat e veprimeve të saj kundër Ukrainës”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë