Rusia ndërpret për 3 ditë ‘Nord Stream 1’

31 Gusht 2022 | 15:26

Rusia ka ndërprerë sërish furnizimin me gaz për Evropën duke thënë se tubacionet kanë nevojë për riparime.

Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, tha se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tri ditët e ardhshme.

Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportet e gazit.

Kremlini hedh poshtë akuzat se po përdor energjinë  si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve.

Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus deri në Gjermaninë verilindore.

Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë deri në 170 milionë metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026