Rusia në test, Moska simulon reagimin bërthamor ndaj një sulmi armik

26 Tetor 2022 | 19:37

Agjencitë ruse të lajmeve vazhdojnë të përmendin fjalën “bërthamore”. Dhe në fakt, ushtria ruse nisi të mërkurën një seri manovrash që simulonin një sulm masiv atomik ndaj një kundërshtari.

Presidenti Vladimir Putin e ndoqi stërvitjen ‘live’ në ekrane të mëdha të vendosura në zyrën e tij. Ai përsëriti akuzat kundër përpjekjeve të Ukrainës për të prodhuar një bombë me efekte radioaktive.

Si Kievi edhe NATO i hedhin poshtë akuzat duke i cilësuar si të pabaza dhe si një pretekst nga Moska për të përshkallëzuar konfliktin pas humbjeve në lindje dhe jug të Ukrainës.

Gjatë stërvitjeve ushtarake u qëlluan raketa balistike dhe “Cruise”, ndërsa u përfshinë edhe nëndetëset dhe avionët luftarakë.

Sipas Uashingtonit, deri tani Rusia ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e kontrollit të armëve dhe ka raportuar kryerjen e stërvitjeve të kapaciteteve të saj bërthamore.

Megjithatë, stërvitjet ruse konsiderohen si një kontrast ndaj atyre vjetore të NATO-s në veri-perëndim të Evropës, që do të mbyllen më 30 tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026