Rusia nuk do të zgjasë marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

17 Korrik 2023 | 12:39

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se vendi i saj ka njoftuar zyrtarisht Turqinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara se vendi i saj nuk do të zgjasë marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi .

Pas raportit të RIA, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se marrëveshja e grurit në Ukrainë kishte “përfunduar de fakto” disa orë përpara se të skadonte.

“Marrëveshja e grurit ka pushuar. Sapo të plotësohen kushtet, pala ruse do t’i kthehet menjëherë marrëveshjes së grurit,” shtoi ai.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia korrikun e kaluar do të përfundonte sot, disa orë pas sulmit në urën e Kerçit.

Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Putin zhvilloi një bisedë elefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ku u shpreh optimist për perspektivat e rinovimit të marrëveshjes së grurit, duke vënë në dukje se “Putini dhe ain kishin të njëjtin mendim për këtë çështje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026