Shpërthimi në urën e Krimesë, Rusia akuzon Ukrainën
Dy persona u vranë dhe një fëmijë u plagos rëndë në atë që Moska pretendoi se ishte një sulm nga Ukraina në një urë kryesore hekurudhore dhe rrugore që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të cilin ajo aneksoi ilegalisht në vitin 2014.
Kievi tha se incidenti mund të jetë një provokim që vjen në ditën kur përfundon marrëveshja që lejon eksportet e grurit në Detin e Zi.
Guvernatori i rajonit, Sergei Aksyonov, i emëruar nga Rusia, tha se qarkullimi i veturave në urën që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, u ndal për shkak të një “emergjence”.
Videot dhe fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale raportohen të jenë bërë në urën e ndërtuar kohët e fundit, një projekt që presidenti rus Vladimir Putin e ka prezantuar personalisht, shfaqën një pjesë të rrugës të shkatërruar.
“Kishte një emergjencë në zonën e shtyllës 145 nga Territori i Krasnodarit (në anën ruse të urës). Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të gjitha shërbimet përgjegjëse janë duke punuar”, shkroi Aksyonov në Telegram.
Sipas zyrtarëve të transportit të territorit të Krasnodarit të Rusisë, bllokimi i trafikut në hyrje të urës së Krimesë shtrihej për rreth 3 kilometra.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, tha në Telegram se një çift u vra në urë dhe vajza e tyre u plagos, pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjeve.
Raportet, të cilat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, u përshkruan nga një zëdhënëse ushtarake ukrainase si një provokim i mundshëm nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë