“Morën 3.3 milionë lekë në zyrë”- SPAK dërgon për gjykim dosjen zyrtarëve të MSH-së
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë.
SPAK akuzon Sekretaren e Përgjithshme Joana Duro për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Bashkë me të për të njëjtën akuzë akuzohet edhe Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto.
Sipas hetimeve, e pandehura Joana Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 lekësh për të favorizuar kompaninë “Dricons” e cila ka fituar lotin e parë të një tenderi në për supervizimin për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Durrës dhe Tiranë me fond limit rreth 800.000 lekë.
Shuma e parave i është dërguar në zyrë Joana Duros nga Laura Shteto, ku në Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare.
Paratë janë dhënë si përfitim i parregullt nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator I kompanisë, që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi në fjalë.
Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë në fjalë, ka marrë shumën e parave nga Topi dhe ia ka dërguar Shtetos. Të dy këta shtetas akuzohen për “korrupsion aktiv”.
Për këtë rast SPAK dyshon se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë ndaj është hapur dhe një fraksion tjetër I lidhur me këtë procedim për fakte penale të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë