Rusia nuk ndikon në protestat e RMV, thotë ambasada ruse
Ambasada ruse ka njoftuar se nuk ka ndikuar dhe as nuk ka për qëllim të ndikojë në çështjet e brendshme të asnjë shteti.
Reagimi erdhi pas deklaratave të presidentit Stevo Pendarovski dhe ministrit të brendshëm Oliver Spasovski se Rusia ka ndikuar në protestat e Maqedonisë së Veriut dhe synon destabilizimin e vendit.
“I hedhim poshtë akuzat e drejtuara ndaj shtetit tonë. Kjo është në kundërshtim me filozofinë e politikës së jashtme ruse. Dihet se këto tentime asnjëherë nuk e sjellin efektin e dëshiruar dhe në fund ata që ndërmarrin kësi lloj hapash mbeten të diskredituar,” – thuhej në njoftimin e ambasadës ruse.
Në deklaratë theksohej se Rusia respekton zgjedhjen e popullit maqedonas dhe është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me RMV-në.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar notë proteste ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të protestave dhe parullave, që sipas këtij institucioni i janë drejtuar shtetit bullgar.
Përmes një deklarate, ministria e Jashtme bullgare shprehet e shqetësuar me situatën në Maqedoninë e Veriut, ku aktet dashakeqe po ndodhin teksa Sofja dhe Shkupi po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij